Trajneri I Atletico ka vendosur një rekord për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin e Barcelonës. Sfida e radhës në Camp Nou solli sërisht një mbrëmje ku ai nuk mundi të sigurojë një reziltat pozitiv. Ekipi u ndesh me një tjetër humbje në sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e 19 të La Ligës. Një humbje e cila thelloi më tej rekordin e tyre pa fitore. Argjentinasi ka kaluar një kohë tepër të gjatë pa mundur të sigurojë një rezultat pozitiv nga takimet e zhvilluara
Humbja e thellë shënoi dhe një herë në vazhdën e saj serinë pa fitore. Ka kaluar kohë që prej ikëve të fituara të tij në Camp Nou. Atletico Madrid nuk ka fituar pikë të plota në 17 ndeshje. Mes të cilave ka një rekord prej dhjetë humbjesh dhe seria prej shtatë barazimesh. Në këtë mënyrë trajneri është vendosur mes drejtuesëve teknikë që nuk kanë mundur të sigurojnë fitore në stadiumin e Barcelonës.

Rekordi I tij negativ e bën kështu që të tejkalojë dhe një tjetër të vendosur më herët prej Javier Aguirre me seri prej 16 humbjesh. Edhe pse ekipi ka pasur një formë mjaft të mirë në daljet e saj nuk ka mundur të tejkalojë ngërcin e tyre përballë Barcelonës. Skuadra e cila kishte serinë e shtatë fitoreve radhazi ka dështuar dhe një herë që të sigurojë një vazhdimësi në Camp Nou. Rekord që e shtyn ekipin të rishikojë formën.



