Real Madrid është një ndër klubet I cili ka rritur më shumë yje në gjirin e tij. Është klubi spanjoll I cili ka besuar në lojtarët e rrinj dhe ka ofruar hapësirat e duhura për ta. Mes tyre ka shumë emra që janë bërë më pas pjesë e rëndësishme e botës së futbollit. Ndërsa për shumë të tjerë karrieran nuk ka hecur në rrugën e duhur.
Ferland Mendy është një prej tyre I cili fillisht kishte një pozitë mjaft të rëndësishme në Real Madrid. I cilësuar si një prej pikave kyce në repartin defensiv, mbrojtësi arriti të vendosej në ekip. Por, për qendërmbrojtësin francez rrugëtimi nuk është duke shkuar si duhet. Kjo është bërë e ditur më tej dhe prej një lëvizje që klubi spanjoll ka ndërmarrë.

Gjatë kësaj vere ata kanë nënshkruar me Alvaro Carreras, një marveshje e cila kushtoi 50 milion euro për ekipin. Por, mesa duket ky afrim nuk është aspak një shenjë e mirë. Duke qenë se është konsideruar si mungesa e besimit që drejtuesit kanë për mbrojtësin. Lojtari I cili është transferuar gjatë vitit 2019, ishte një prej tyre I cili u prit me një mbështetje tepër të madhe dhe prej Carlo Ancelotti. Por më tej pozita e tij në skuadër nuk shihej aspak e qartë dhe u vendos shpesh herë në pikëpyetje.
Edhe pse kontributi I tij në ekip ka qenë mjaft I madh, dhe nuk mund të vendoset në dyshim. Është një lëvizje që e vendos më tej lojtarin me një kontratë e cila përfundon në 2028. Minutat e luajtura nuk janë në favorin e tij dhe mund të konsiderohet si një hap drejt largimit të tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.