Dinamo arrin të tregojë dhe një herë se në këtë sezon ka mundur të jetë një ndër elemetët më të rëndësishëm. Fitorja e tyre me Partizanin në një derbi në kryeqytet e risjell në fokus ekipin që për vite me radhë e humbi shkëlqimin e tij. Ekipi tashmë është vetëm një pikë larg kreyesisë së Egnatias, një pikë e cila do të jetë më motivuese në sfidat e ardhshme. Shëtpia për Dinamon mbetet e sigurt në pesë ndeshjet e fundit ku tre prej tyre janë fitore.
Partizani, në krahun tjetër tregoi problemet që është duke hasur ekipi në tërësi, një sezon I vështirë pavarësisht të renditur në Top Katërshe. Sistemi Final Four e bën më të thjeshtë për Demat e Kuq këtë paraqitje ku kanë lirinë që mund të humbasin, por janë duke qëndruar vetëm katër pikë larg vendit të pestë. Sfida e djeshme vuri dhe një herë në dukje problemin e sulmit te ekipi I kuq dhe një mbrojtje e cila u thye lehtë.

Lojë e qetë në pjesë e parë ku të dy ekipet nuk guxuan në sulm dhe arritën të krijon një mbrojtje të qëndrueshme. Pjesa e dytë tregoi një Dinamo e cila ishte kërkuese, Zabergja në minutën e 59 arrin që të shënojë dhe të kalojë në avantazh ekipin. Një avantazh I cili krijon sigurinë në vazhdim për Dinamon dhe shton trysninë e Partizanit. Demat e Kuq nuk patën asnjë insistim për të barazuar shifart, një sfidë e cila u mbyll me një gol të vetëm. Gol që coi në kuotën e 54 pikëve Dinamon dhe Partizanin 44 pikë.