Dinamo ka mundur që të fitojë Kupën e Shqipërisë në ndeshjen e tyre të djeshmë. Kjo e vendos ekipin e tiranës me një renditje prej 14 kupash. Dinamo arriti që të fitojë këtë sfidë pas ekzekutimit të penalltivie me nje rezultat 5-4. Pikërisht ekipi i Ilir Dajës, i cili më herët nën drejtimin e Ballkanit arriti një seri rekordesh. Ata mundën që të përfaqësonin dy here në fazë e grupeve në Ligën e Konferencave. Triumfi erdhi ditën e djeshme në Elbasan në përballjen e tyre me Egnatian.
Në mbrëmbjen e djeshme padyshim që portieri i Egnatias mund të cilësohet si hero i mbrëmjes. Aldo Teqja ishte në portën e Tiranës i cili arriti që të priste dy penallti. Ishte pikërisht pritja ndaj gjuajtjes së Albano Aleksit dhe penalltia e fundit e gjuajtur prej Mohammed Yahaya.
Në ekipin e tiranës arritën të shënonin pa vështirësi Naser Aliji, Eridon Qardaku, Teqja, Baton Zabërgja dhe Bruno Dita, ndërsa dështoi vetëm Jorgo Meksi. Në krahun e Egnatias arritën të shënonin Soumaila Bakayoko, Serxho Ujka, Arbin Zejnullai e Arbenit Xhemajli. Nuk ishin mjaftueshëm për të arritur suksesin në këtë ndeshje.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-2. Duke i cuar kështu ekipet në kohën shtesë. Ishte egnatia e cila arriti të shënojë e para për të vazhduar më të sigurt sfidën e tyre. Një barazim lrej Dinamos i cili ishte i shpejtë duke lejuar ekipin të shkojë në penallti.
Tashmë ekipet do të kenë përsëri shansin e një titulli në këtë sezon. Duke qenë se ato luftojnë ende për Abissnet Superiore.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.