Dinamo City I cili ndodhet në fazën e play off të Ligës së Konferencës nuk ka mundur t’ia dalë në Poloni. Ekipi I Tiranës është mundur 3-0 në udhëtimin e tyre duke vendosur kështu një hapësirë shumë më të pakët për një mundësi në ecurinë e saj në këtë kompeticion ndërkombëtar. Me një gol që në minutën e parë ishte pikërisht një takim I shkuar keq për djemtë e Ilir Dajës.
Ishte pikërisht Imaz I cili arriti të shfrytëzojë të gjithë situatën në mënyrën më të mirë për të sjellë kështu një epërsi për skuadrën e tij. Dinamo dhe pse në disavantazh tentoi të shënojë por nuk rezultoi me sukses duke dështuar në këtë arritje të saj. Minuta e 34 e vendosi në më shumë presion ekipin duke dështuar në mbrojtje dhe pësimin e një tjetër goli. Pululu arriti të shënojë duke sjellë kështu dyfishimin e rezultatit të tyre.

Që në nisje të pjesës së dytë Polakët ishin shumë më blindues duke u vendosur të sigurt në fushë dhe arritën të siguronin dhe golin e tyre të tretë. Ishte pikërisht gol që e vendosi ekipin polka shumë më të bindur në suksesin që ata do të ndërmernin. Më tej Dinamo dhe pse me disa tentative, një prej tyre e Berishës nuk mundi të finalizojë me sukses atë. Kjo e bëri që ekipi I tiranës të pranojë humbjen dhe të kthehet në këtë sfidë shumë më I predispozuar për një largim me kthimin e tyre në shtëpi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.