Dinamo hap të sigurt në kompeticionin ndërkombëtar

Dinamo hap të sigurt në kompeticionin ndërkombëtar

Dinamo e cila në këtë rrugëtim ndërkombëtar është duke treguar një formë loje mjaft të mirë arriti të korrë dhe një tjetër sukses. Ishte pikërisht një kualifikim që arriti ekipi I kryeqytetit me një rezultat pozitiv të regjistruar. Edhe pse me një humbje 2-1 në ndeshjen e tyre të parë në kroaci ataarritën që në kohë të rregullt të siguronin një avantazh 1-0 në shtëpi. Koha shtesë ishte pikërisht një mundësi mjaft e mirë për skuadrën e Ilir Dajës që arriti të gjente portën.

Ekipi I tiranës ishte ai që arriti të gjejë portën duke shënuar dhe të sjellë një rezultat të favorshëm në shtëpi. Një gol I hershëm I minutës së 14 tregoi për një formë dominuese të ekipit të Dinamos. Me një kombinim perfekt dyshja e kryeqytetit arriti të sjellë një rezultat mjaft të mirë. Dejvi Bregu I cili arriti të gjejë me një asis mjaft të mirë Baton Zabërgja arriti të shënojë për ekipin e tij.

Dinamo hap të sigurt në kompeticionin ndërkombëtar
Dinamo hap të sigurt në kompeticionin ndërkombëtar

Në vazhdim ishte përsëri Dinamo I cili arriti të krijojë disa raste mjaft të mira por mesa duket fati nuk ishte aspak me ta. Ndër të tjera në minutën e 78 një prej kroatëve ndëshkohet me karton të kuq duke qenë vetëm 10 në fushën e lojës. Me vazhdimin e pjesës së dytë nuk erdhën ndryshime për asnjë prej skuadrave.

Sfida vazhdoi me shtesa, nisja ishte e favorshme për kroatët të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e 99. Festa e tyre nuk zgjati shumë duke qenë se Qaradaku shërbeu si një ndëshkim për ta. U deshën vetëm dy minuta më shumë që ata të mund të merrnin prapë në dorë sfidën me Berishën që realizoi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.