Dinamo e cila në sfidën e saj të fundit në shtëpi shkon në kuotën e 55 pikëve. Sezoni në Superiore për ta konsiderohet I mbyllur duke qënë se arritën të behën pjesë e katërshes. Deri më tani janë konfirmuar dy vendet e para dhe Dinamo bashkohet me Egnatian. Në sistemin e Final Four ata arritën që të sigurojnë pozitën e tyre në këtë sezon.
Një ndeshje në shtëpi ishte një sfidë interesante për ta , përballë Teutës. Një rrugëtim që përfundoi vetëm me një pikë. Sfida nisi me miqtë të cilët arritën të shënonin në minutën e 18. Goli I Gjinollarit e mundësoi që ekipi të ketë më shumë besim dhe të rikthehet në sfidë shumë më I sigurt. Gjatë pjesës së parë nuk pati një intensitet në lojë, duke qenë se Teuta u mjaftua me një gol.
Rikthimi në pjesën e dytë kërkoi prej Dinamos që të mundësojë një siguri. Ishte Zabergja I cili realizon në minutën e 53 golin e barazimit për Dinamon. Pavarësisht lojës së Teutës nuk mundi të kalojë në avantazh. Sfidë e cila përfundoi në një barazim e vendos Teutën në zonën e rrezikut me 35 pikë.

Bylis arrin që në shtëpi të marrë një fitore ndaj Vllazninsë. Fitore e cila erdhi me një gol të vetëm nga Victor. Realizimi në pjesën e dytë e bën që Shkodranët të mos kenë asnjë reagim në këtë sfidë. Tashmë për ta do të duhen dhe një fitore për të konfirmuar pozitën e tyre në Final Four. Ndërsa Bylis arrin të shkëputet prej rrezikut me vetëm një pikë. Pozitë e cila është ende herët për të përcaktuar fatin e saj.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.