Dinamo skuadra e Tiranës e cila është në daljet e saj në Konferencë Ligë është mundur në ndeshjen e saj të parë në rrethin e dytë të kësaj gare. Lojë e cila është zhvilluar në të dy krahët me një rritëm por nuk mund të ndryshonte rezultatin për Dinamon. Përballë Hajduk Split skuadra humbi me rezultatin 2-1. Edhe pse ishte një nga ato humbje e cila erdhi pas një paraqitje mjaft dinjitoze të Dinamos, por fati nuk ishte plotësisht me ta.
Skuadra shqiptare ishte ajo e cila e para arriti të thyejë akullin duke kaluar në epërsi. Dejvi Bregu falë një goli spektakolar arriti të kalojë në epërsi skuadrën e tij por ishte një gol I cili nuk ishte mjaftueshëm. Ishte pikërisht minuta e 37 ku ai shënoi me një goditje nga largësia duke e mposhtur portierin vendas. Një gol I cili e gjeti të papërgatitur ekipin vendas dhe u shoqërua me një ovacion mjaft të madh nga mbështetësit.

Rikthimi në pjesën e dytë solli një ekip si Hajduk I cili ishte tepër reagues duke sjellë një barazim që në minutën e katërt të nisjes së kësaj sfide. Falë një aksioni mjaft të mirë Krovinovic gjen hapësirën e duhur për të ndryshuar kështu rezultatin e ekipit. Pas këtij goli ekipi nuk u ndal së sulmuari për të ndryshuar kështu fatin e lojës së tyre. Në minutën e 63 ata kaluan në epërsi, kjo e vendos Dinamo në më shumë presion në rikthimin e tyre në shtëpi. Rezultat që do të vendosë për të ardhmen e tyre në këtë kompeticion.