Dinamo shumë shpejt mendohet se do të ketë një rikthim të rëndësishëm. Bëhët fjalë për vendosjen e saj përsëri në stadiumin ” Selman Stermasi “. Burimet pranë klubit bëjnë me dije se është arriru një marveshje sa i përket kalimit të tyre. Blutë deri më tani ishin pa një stadium duke zhvilluar takimet e tyre në “Elbasan Arena”.
Duket se dhe jashtë Tirane ata kanë rezultuar me mjaft fat në daljet e tyre në Elbasan. Dinamo arriti në sezonin e shkuar të ndërmerte një sezon mjaft të mirë. Duke krijuar kështu një rrugëtim që e vendoste në krye të Kupës së Shqipërisë. Por, aktivizimi i tyre në Tiranë ka qenë po ashtu dhe një kërkesë e mbështetësve që e kërkojnë rikthimin e ekipit blu në kryeqytet. Mesa duket do të jetë një lëvizje e shpejtë duke qenë se do të jenë pikërisht datat 14 shtator dhe 17 që do e vendosin ekipin në këtë stadium. Sfida e parë me Elbasanin dhe më tej ndaj Teutës. Të dyja sfidat që janë në tranafertë e bëjnë që rikthimi i tyre të jetë i mëvonshëm.

Java e pestë e Superiores pritet të rikthejë Dinamon në stadiumin e saj. Ilir Daja ka krijuar një ekip mjaft dinjitoz dhe qëllimi i tyre është i ditur tashmë. Kërkesa e tyre është që të sigurojnë pozitën e tyre në Final Four dhe më tej triumfin atje. Po ashtu, në arenën ndërkombëtare ata patën një përfaqësim të mirë dhe pse nuk mund të bënin hapa të mëdhenj. Tashmë, me prurje dhe ndryshimet e nevojshme pritet të jetë një ekip mjaft konkurues.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.