Dinamo ka zhvilluar përballjen e saj të parë në Konferencë Ligë. Skuadra e cila fitoi Kupën e Shqipërisë në këtë sezon e nis me një fitore eksperiencën e saj europiane. Përballë Atletic Escalades si mysafir, ekipi I kryeqytetit arriti të triumfojë. Me rezultatin 2-1, në fazën e dytë të Konferencë Ligë ajo shpreson që të ketë një mundësi për të vazhduar më tej eksperiencën europiane.
Ilir Daja duket se e ka shfrytëzuar në maksimum të gjithë këtë fazë përgatitore duke sjellë një ekip që është tepër konkures. Me më shumë kohë në dizpozicion duke qenë se debutuan në fazën e dytë menjëherë ata janë të vendosur kështu për më shumë sukses në rrugëtimin e tyre. Një sfidë e cila për vendasit ishte tepër e mirë në nisje.

Klubi I andorës arriti që pjesën e parë ta mbyllte me një epërsi. Pikërisht një gol në minutën e 43 I dha mundësinë që të vazhdonte kështu I palëkundur. Por, pjesa e dytë tregoi një Dinamo e cila ishte shumë më kërkuese. Skuadra e Tiranës mudni të shënojë në minutën e 65 golin e barazimit. Zabërgja arriti të barazojë shifrat duke sjellë kështu një shpresë për blutë.
Lojë e cila vazhdoi më tej me një presion të shtuar prej tyre. Por, në minutën e 86 ishte pikërisht Eridion Qardaku I cili dha dhe golin e epërsisë për skuadrën e Dinamos. Edhe pse një ndeshje e cila pas kohës së rregullst shkoi në gjashtë minuta shtesë arritën që të mos ndryshonin fatin e lojës. Tashmë, Dinamo me një fitore në ndeshjen e parë është shumë më e sigurt në të dytën e cila zhvillohet në shtëpi.