Faze e gjysmëfinaleve ka mbritur për ekipet pjesëmarrëse në to. Dinamo do të jetë përballë Vllaznisë në synimin e tyre për të prekur finalen e Kupës së Shqipërisë. Përballje e cila do të jetë mes dy ekipeve ku kanë shkaruar historinë në futbollin shqiptar. Ecuria e Dinamo në këtë sezon ka qenë e mirë në Superiore. Hapi i tyre duke siguruar pozicionin në katër më të mirat e bën që ekipi të shkojë me optimizëm të plotë përballë kësaj sfide.
Hapja e ndeshjes në shtëpi e bën shumë të favorshme për ekipin e kryeqytetit për të pasur një mundësi më të mirë në vazhdim. Dinamo arriti të kualifikohej pas një fitoreje e shoqëruar me polemika në korcë. Por, tashmë do të jenë të gatshëm të ndeshen përballë shkodranëve në këtë sfidë.

Përballja, e sotme nuk është e vetmja e ekipeve në kupë për këtë sezon. Ata kanë mundur më së miri që të mabjnë një barazim më herët në ndeshjen e parë të sezonit.
Vllaznia siguron të njejtën sukses në Superiore, të dy ekipet janë pranë një titulli duke kërkuar të përfitojnë më tej. Një kërkesë për një tjetër titull i bën shkodranët që të jenë shumë më euforikë në këtë ndeshje. Kërkesa e tyre është e thjeshtë, të mos përsërisin gabimin e sezonit të shkuar. Një pengesë në gjysmëfinalen në sezonin e shkuar që i ndërpreu rrugën e tyre drejt finales. Tashmëz qëllimi është shumë më i qartë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e finales.