Djemtë e kombëtares, forma e tyre këtë javë

Djemtë e kombëtares, forma e tyre këtë javë

Lojtarët e Kombëtares Shqiptare kanë mbyllur një tjetër javë të rëndësishme me klubet ku ata angazhohen. Shumë prej tyre vazhdojnë të jenë protagonistë me skuadrat që ata luajnë. Duke shërbyer si me gola por dhe asistime të rëndësishme në këtë dalje. Medon Berisha ishte një prej tyre I cili mundi të shënojë golin e parë në Serinë A.

Lojtari I cili është zhvendosur në klubin e Lecce ka mundur të shërbejë atje duke shënuar. Mesfushori duket se e ka blinduar pozitën e tij si titular atje falë një forme mjaft të mirë që ka diktuar. Në sfidën ku ishte përballë Udineze ai mundi të shërbejë me një gol spektakolar. Ishte pikërshti një goditje dënimi e cila u shndërua në gol.

Djemtë e kombëtares, forma e tyre këtë javë
Djemtë e kombëtares, forma e tyre këtë javë

Berisha në këtë ndeshje nuk ishte shqiptari I vetëm duke qenë se përkrah tij në këtë ndeshje ishte dhe Ylber Ramadani. Jasir Asani një tjetër lojtar I cili vazhdon formën e tij mjaft të mirë në kampionatin Iranian. Esteghlait është ekipi ku ai ndeshet dhe shërbeu mjaft mirë për skuadrën e tij. Lojtari ndihmoj duke shënuar kështu në fillim të sfidës.

Kristian Shpendi një tjetër lojtar I cili duket se rikthehet në formën më të mirë. Ai mundi të shënojë me fanellën e Cesenën duke e bërë të tretin gol për të. Taulant Seferi një tjetër lojtar I cili dha një asis mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij në fitoren që mundi të sigurojë Bodrumspori. Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Rey Manaj ishin titullarë në ekipet e tyre.