Pavarësisht periudhës së shkurtët pesë vjecare që ajo operon në Kenia, kompania Mozzart tashmë ka lënë gjurmë të thella në këtë vend në kontinentin afrikan, me punën e saj të pergjegjshme shoqërore dhe mbështetjen e fortë për sistemin shëndetësor. Janë këto dy hallka të cilat për shumë gjatë nuk janë trajtuar në formën e duhur dhe mungesa e vëmendjes ka bërë që shoqëria të hasë probleme në këtë pjesë. Mozzart, ka risjellë në fokus kryesor këtë pengesë dhe ka bërë donacione të ndryshme duke siguruar: inkubatorë, sterilizues, shtretër, monitorë për monitorimin e gjendjes së pacientëve, bombla oksigjeni këto janë vetëm disa prej mjeteve që ata kanë siguruar ndaj spitaleve në Nairobi dhe rrethinat e saj. Një histori mjaft e bukur dhe shpresëdhënëse lidhet me inkubatorin e dhuruar së fundmi në Qëndrën Shëndetësore Waithaka, inkubatori shpëtoi jetën e dy binjakeve të porsalindura të cilat erdhën në jetë në një periudhë më parë se ishin planifikuar. Këto vajza tashmë janë dy vjece dhe lumturia më e madhe është e prindërve të cilët janë tej falenderues ndaj Mozzart, të cilët I cilësojnë si shpëtmtarë.
Nuk është vetëm kjo fushatë, por gjithashtu dhe një projekt I tyre në lidhje me furnizimin me ujë të pishëm në këtë zonë, e cila është një nga problematikat që e ka shoqëruar ndër vite. Projekti I Mozzart “ Njëqind puse për komunitetet tona”. Një projekt vitalizimi për të gjithë rajonin, I cili do e shndërojë jetën e banorëve shumë më të thjeshtë dhe do të kenë kushtet optimale të jetesës, të munguara prej kohësh.
Mungesa e ujit nuk sjell vetëm problematika për shkak të saj, por gjithashtu dhe ai pak që arriej të sigurohej më parë ishte I ndotur në një nivel të lartë, cka sillte dhe më pas komplikacione në jetën e banorëve të zonës. Mozzart ndihmoi duke dhuruar puse, duke siguruar ujë të pastër për t’u pirë. Përfaqësues të kompanisë Mozzart nga Serbia, të cilët vizituan këtë vend të Afrikës, u bindën se ky projekt po ndryshonte në rrënjë jetën e banorëve të Kenias, duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe tashmë të jetueshme pa pengesa elementare.

Në një bashkëbisedm me nxënësit dhe përfaqësuesit e administratës publike, ata mësuan se sa shumë e lehtëson jetesën e tyre të përditëshme disponueshmëria e ujit të pastër. Ata bënin më shumë se 15 km në ditë në kërkim të ujit të pijshëm, një fakt tashmë I cili nuk do të jetë më pengesë në jetën e tyre në këtë komunitet. Pusi I radhës I dymbëdhjetë me radhë si pjesë e fushatës u hap në Kisumu në Kenian perëndimore, ku popullata lokale ishte duke vuajtur për ujë që prej vitit të largët 1945. Kjo ngjarje u përcoll me një event të ndjekur dhe nga administrata publike ku shprehën dhe njëherë falenderimet ndaj Mozzart, për ndryshimet që I bën jetës së tyre.
Si pjesë e punës në këtë komunitet, Mozzart lë gjurmë të pashlyeshme dhe në terenet sportive, ata pajisën me fanella dhe me pajisje të reja sportive klubet amatore të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kenia, duke u dhënë talenteve të reja shpresë për të pasur mundësi të realizojnë ëndërrat e tyre. Nuk është vetëm kjo mbështetje në aspektin sportiv pasi që ata mbështesin dhe aktivietetet sportive si Kupa e Afrikës së Hokejit në Fuse, e cila falë sponsoriziit të Mozzart është kthyer në një ndër sportet më të preferuar.
Mozzart, ka qëllime të qarta sa I përket zhvillimit që kërkon t’I japë asaj zone jo vetëm ujë të pijshëm dhe mbështetje në sistemin shëndetësor, por dhe zhvillimin dhe argëtimin e popullatës përmes sporteve dhe sponzorizmin e aktiviteteve.