NBA mbajti dje disa prej ndeshjeve të kësaj jave dhe një ndër më interesantet ishte përballja mes Lakers dhe Dallas, kjo për shkak të largimit të bujshëm të Luka Doncic I cili luante ndaj ish ekipit të tij. Slloveni ishte duke treguar të gjithë potencialin e tij në këtë përballje, një largim I tij në mënyrë aspak profesionale e motivonte atë që në përballjen e parë të tij me sih skuadrën të tregonte maksimumin e tij.
Doncic kërkoi që në këtë përballje të parë të tregonte për ish menaxherin e tij që bëri një verpim jo të duhur me largimin e tij nga ish skuadra. Gjithësesi, loja e tij e tregoi potencialin e tij ku ai e përfundoi ndeshjen me një triple-double dhe I dha Lakersave një fitore me tetë pikë diferencë. Doncic e mbylli ndeshje me 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asiste, përkrahë tij me një rekord më të mirë ishte ylli LeBron James me 27 pikë dhe 12 kërcime.
Irving ishte I vetëm që shënoi 35 për ekipin e tij, por këto nuk mjaftuan për ti dhënë një fitore Dallas. Golden State shkoi përsëri në një disfatë kundër Charlotte me një rezultat të përgjithshëm 128:92, ndërkohë Boston shkoi me një tjetër fitore ndaj Raptors. Kjo javë e NBA u mbyll me këto rezultate në shtatë ndeshjet e luajtura dje, një rezultat I përgjithshëm ku në krye të kësaj jave ishte përballja me Doncic dhe ish ekipit të tij.
Rezultatet e tjra në sfidat e zhvilluara, janë si më poshtë:
LA Lakers – Dallas 107:99
Neë Orleans – San Antonio 109:103
Golden State – Charlotte 128:92
Orlando – Cleveland 82:122
Houston – Milëaukee 100:97
Memphis – Phoenix 151:148