Donnarumma, i preferuar për kalimin e tij në Manchester City

Donnarumma, i preferuar për kalimin e tij në Manchester City

Manchester City është duke synuar një prej lojtarëve më të rëndësishëm të PSG. Lëvizja e tyre është vendosur për të siguruar kështu portierin e francezëve i cili ka pasur formën mjaft të mirë në këtë sezon. Gianluigi Donnarumma ka ngjallur interesin e Guardiolës për të shërbyer si një përforcim i duhur në ekipin anglez. Mesa duket është një lëvizje e cila do të shuajë më tej të gjitha pasiguritë që ka ekipi në repartin defensiv, më saktësisht porta.

Ederson i cili në këtë sezon ka pasur një seri kalimesh në angazhimin e tij, pritet të sjellë vendimin e klubit. Italiani pritet të shërbejë si pasues i tij dhe si zvendësimi më i denjë për skuadrën angleze.

Donnarumma, i preferuar për kalimin e tij në Manchester City
Donnarumma, i preferuar për kalimin e tij në Manchester City

Donnarumma i cili ka një ekesperiencë të gjatë në fushën e lojës, karrierën e tij e ka nisur në Serinë A. Milan ekipi ku ai ka debutuar që 16 vjec i besoi lojtarit. Më pas ai kaloi në Ligën e Parë duke u vendosur atje që prej 2021. Një eksperiencë e gjatë në këtë kampionat dhe një debutim mjaft i mirë i lojtarit që ka ndihmuar kështu në shumë tituj të skuadrës së tij PSG. 150 daljet e tij në PSG kanë sjellë një seri mundësish për skuadrën pariziene.

Por, kalimi i tij në City nuk pritet të jetë krejt i thjeshtë pasi, interes për të kanë shfaque dhe disa klube të tjera duke e bërë këtë kalim aspak të favorshëm për City. Premier Liga me shumë mundësi mund të shërbejë si strehë e re për të për shkak të klubeve që kanë kërkuar shërbimin e tij. Por, PSG në krahun tjetër është duke insistuar ne qëndrimin në skuadër.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.