Paris Saint Germain ka bërë një përcaktim te shumës që kërkon për gardianin e portës së saj. Gianluogi Donnarummas ka pasur një formë të mirë në këtë sezon. Fitues i Champions Leagues në këtë sezon dhe triumfues në Ligën e Parë. Ai është vendosur në listën e objektivave për shumë ekipine. PSG me Enrique kërkojnë që të kenë një reformim për sezonin e ardhshëm. Në këtë ka ndikuar dhe ofrimi i një cmimi të ulët për të. Ekipi francez ka përcaktuar një shumë prej 40 milion eurosh, shumë e cila është e mundur për shumë prej ekipeve.
Me një kontratë e cila zgjat deri në 2026, konsiderohet si një mundësi për ta ndërprerë më heret atë. Pasi mes tij dhe ekipit nuk është bërë e mundjr arritja e një marveshje. Duke qenë se aspekti financiar ka ngelur i pazgjidhur. Kështu që klubi ka marrë një vendim për ta shitur italianin këtë verë.

Sezoni fantasik i tij atje nuk është se ka pasur një ndikim për ta cilësuar më gjatë qëndrimin e tij. Aspekti financiar është më i rëndësishëm sipas ekipit francez. Ku mendohet se interesimi i lartë i shumë prej klubeve elitare mund ta bëjë më të lehtë këtë kalim.
Ka qenë pikërisht kërkesa e tij për një pagë prej 10 milion euro e cila mendohet si e pa negociueshme më tej mes tij dhe ekipit. Një rikthim i mundshëm i tij mund të jetë Serinë A. Por, ende nuk ka një zyrtarizim sa i përket ofertave që mund të vijnë në drejtim të lojtarit të rri. Pritet që pas Kupës së Botës për Klube të ketë një zhvillim.