Gianlugi Donnarumma është shumë pranë një kalimi të mundshëm drejt Manchetser City. Me një shumë transferimi e cila pritet të shkojë në shifrat 27 milion euro, marveshja me klubin anglez mund të sjellë për të një pagesë 15 milion euro në sezon. Janë mediat e ndryshme të cilat e quajnë të përfunduar nëj kalim të tillë duke qenë se Paris Saint Germain ka dakortësuar kalimin e lojtarit.
Qëndrimi I tij në klubin francez ishte rregulluar me një kontratë e cila përfundon në qershor të vitit 2025. Por, tashmë është klubi anglez I cili ka mundur të sigurojë më tej shërbimin e tij. Me një pagesë vjetore e cila kap shifrën e 15 milion eurove duket se është dhe një afirmim më I sigurt nga vetë portieri. Ajo që e bën dhe më të qartë se ka një kalim të tillë është pikërisht përshëndetja e dhënë nga ai në ndeshjen e fundit të luajtur me PSG në 22 gusht.

Si një pikë kyce në shërbimin e tij në ekipin francez, ai shërbeu dhe shpesh here me një rol I cili ishte shumë I rëndësishëm. Kalimi I tij në PSG është bërë gjatë 2021, ku ka marrë pjesë deri më tani në 161 ndeshje. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e triumfit të skuadrës ku ka siguruar fitoren e Ligës së Parë dhe njëherësh Champions League.
Edhe pse I pasigurt në angazhimin e tij në klub gjatë këtij sezoni të rri, ai është përzgjedhur për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar Italian. Donnarumma është duke shkruar një tejtër hap në karrierën e tij me këtë kalim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.