Dortmund në kërkesën e tij të kalimeve në këtë sezon ka cilësuar se është e favorshme afrimi i dy yjeve nga Barcelona. Janë pikërisht dy lojtarët e rrinj të Barcelonës që janë konsideruar si hyrje që janë tepër të nevojshme në përmirësimin e skuadrës. Mediat gjermane janë ato që e kanë sjellë në fokus këtë afrim. Mbrojtja e majtë dhe mesfusha janë pikërisht dy pika që janë duke u synuar në këtë përmirësim.
Mbrojtësi i djathte i ekipit, Hector Fort është pikërisht një prej synimeve të tyre në këtë sezon. Ndërsa Dro Fernandez është mesfushori i rri i cili pritet të shërbejë. 17 vjecari është cilësuar pikërisht si një prurje që do të shërbejë më tej dhe do të ketë të gjithë hapësirën e nevojshme. Të dy lojtarët shihen se nuk janë të preferuar nga Hans Flick dhe më pak hapësirë atje është bërë shtysë për klubin gjerman.

Fort është lojtari që është vënë në kërkim dhe nga klube të tjera. Pjesë e grupmoshave të Spanjës ai ka ngjallur kështu interesin e shumë klubeve të mëdha si Milan, Mallorca dhe Ajax. Me më pak hapësirë në klub, ka qenë dhe klubi katalanas i cili është duke sjellë një mundësi për ta vendosur jashtë klubit.
Fernandez në krahun tjetër është një lojtar i akademisë duke kërkuar një pozitë më të favorshme. Është pikërisht ajo që i është mohuar duke e bërë shumë më të vështirë angazhimin e tij në klub. Dortmund mund të cilësohet pikërisht si klubi i duhur për të sjellë një prezantim më të mirë. Klub i cili është i njohur për zhvillimin e talenteve të rrinj, fakt që e ka dëshmuar dhe më herët.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.