Dortmund vendos një cmim të lartë për lojtarin

Dortmund vendos një cmim të lartë për lojtarin, pas interesimit

Borussia Dortmund ka zgjedhur që të kërkojë më shumë sa I përket shërbimit të një prej lojtarëve të saj. Nico Scholotterbeck është vendosur në listën e disa skuadrave të mëdha duke pasur interesin e Barcelonës dhe të Real Madrid. Klubi gjerman është duke kërkuar për mbrojtësin një shumë prej 50 milion euro. Shifër e cila sipas tyre pasqyron statusin e tij duke qenë një ndër mbrojtësit më të mirë gjermanë.

Media të ndryshme e kanë konsideruar 25 vjecarin si një opsion mjaft të vlefshëm për të gjitha skuadrat që do të kenë mundësi për të marrë shërbimin e tij. Scholtterbeck përputhet më së miri me profiling e Barcelonës duke qenë se është një mbrojtësi I shpejtë dhe tepër fleksibël për të lujatur dhe në vijë të lartë.

Dortmund vendos një cmim të lartë për lojtarin, pas interesimit
Dortmund vendos një cmim të lartë për lojtarin, pas interesimit

Një tjetër shtysë në këtë afrim është pikërisht dhe aftësia e tij për të qenë I rrezikshëm dhe nga goditjet standarte. Në periudha të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Dortmund e ka shprehur më së miri këtë aftësi të tij duke sjellë një shërbim mjaft të vyer për skuadrën. Ndërsa për të gjitha këto pika është konsideruar mjaft I preferuar dhe nga Flick. Tekniku e ka konsideruar si një mundësi nëse realizohet afrimi I tij me Barcelonën.

Por, afrimi duket se nuk do të jetë I lehtë duke qenë se janë evndosur pas tij dhe një seri ekipesh të tjera që janë duke menduar për shërbimin e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.