Douglas Louis ka zgjedhur që të mos paraqitet në stërvitjen që ka organizuar klubi juventin. Ka qenë një mungesë e cila nuk ka qenë e justifikuar, kjo ka ngjallur mjaft dyshime. Braziliani i cili ka zgjedhur të mos paraqitet në stërvitje, kjo ka ndodhur fill pas kërkesës që kanë pasur tre klube për të pasur shërbimin e tij. Janë pikërisht tre klube të Premier Ligës që kanë kërkuar të kenë shërbimin e tij. Kjo e ka shtyrë më tej lojtarin të vendosë në lidhje me mos paraqitjen e tij.
Luis i cili më herët ka luajtur me Aston Villa, do të jetë tani drejt një mase disiplinore e cila do të vijë prej klubit juventin. Kalimi i tij në juventus erdhi për një shumë prej 42 milion euro. Kalim i cili është kryer verën e shkuar. Por, ka qenë një përiudhë jo fort e mirë për lojtarin.

I vendosur në një formë që nuk ka pasur rezultatet e kërkuara, dhe me disa dëmtime shihet si një periudhë e papërshtatshme lër të në klubi juventin.
Në Aston Villa ai ka luajtur në dy sezone ku është vendosur kështu në një periudhë ku ka mundur të spikasë. Pikërisht në sezonin e parë të angazhimit ai ka mundur të realizojë 10 gola.
Por, tashmë në kërkim të tij janë vendosur disa klube angleze. West Ham, Everton dhe Liverpool kanë shprehur interesin për ta pasur afër lojtarin. Në këtë mënyrë ai ka kërkuar në mënyrë vullnetare që ta përshpejtojë këtë afrim. Zgjedhja e tij ka qenë mosangazhimi në seancën stërvitore.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.