Drejtuesit mund të presin Spalletin me ‘’një dhuratë’’

https://basteve.com/del-piero-juventus-ka-nje-mungese-uniteti/

Largimi I Igor Tudor nga skuadra Juventine ka nxjerë në fokus dhe një seri problemesh që është duke u hasur ekipi italian. Sulmi është konsideruar si një repart I cili e ka të nevojshëm gjenerimin, për vetë faktin se ka munguar goli në një seri mjaft të gjatë ndeshjesh. Tashmë, mbritja e Spalletit mund të sjellë dhe ndryshime.

Por, nuk do të jetë vetëm mënyra e tij e drejtimit por do të ketë njëherësh dhe një mundësi për një sulmues të rri në skuadër. Teun Koopmeiners, I cili ka pasur një nisje mjaft të vështirë në Juventus është duke u diskutuar sa I përket qëndrimit të tij në vazhdim. Por, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. Kjo nuk e ka ndalur drejtimin e skuadrës të mendojë për një tjetër opsion në këtë repart.

Drejtuesit e Juves mund të presin Spalletin me ‘’një dhuratë’’
Drejtuesit e Juves mund të presin Spalletin me ‘’një dhuratë’’

Felic Nmecha I Dortmund është konsideruar si opsioni I mundur në këtë kalim. Lojtari mund të shërbejë për të sjellë kështu një tjetër mundësi në reparin e sulmit. Gjermani ka bërë një përshtypje mjaft të mirë për shkak se ka mundur të regjistrojë një seri mjaft të mirë suksesesh. Por, mesa duket dëshira e tyre nuk mund të jetë lehtësisht e realizueshme.

Pas tij janë vendosur po ashtu dhe disa klube të ndryshme europiane. Premier Liga dhe La Liga mund të jenë shtëpia e tij e re. Klube të cilat janë të gatshme të ofrojnë 50 milion euro për shërbimin e lojtarit.