CFR Cluj ka zgjedhur që në dy ndeshjet e para të këtij sezoni të lerë jashtë liste Drilion Islamin. Mesfushori I cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në ndeshjet e fundit dhe këtë mungesë në dy të ardhshmet duket se nuk ka një situatë aspak positive. Është pikërisht kjo gjendje e cila konsiderohet si e tensionuar dhe aspak e qartë për të ardhmen e tij.
24 vjecari nuk ishte pjesëmarrës në ndeshjen e fundit në finale e Superkupës së Rumanisë. Një mungesë e cila daton dhe e gjithë pakënaqësia që ai ka krijuar me ekipin. Mungesa e tij ishte si një zgjedhje e drejtuesit teknik duke shuar kështu të gjitha zërat sa I përket mungesës. Por, ai nuk ishte as në grumbullimin e fundit që zhvilloi skuadra.

Kjo e ka vendosur gjithnjë e në pikëpyetje nëse është një vendim I brendshëm I drejtuesve për të sjellë mungesën e tij në fushën e lojës. Islami duket se nuk ka pasur formën e mirë për të qenë bindës në përzgjedhjen e tij. Kjo e ka vendosur atë jashtë fushe dhe tashmë është duke u konsideruar si një mundësi që të largohet në këtë afat kalimesh.
Skuadra ka një konkurencë të madhe në mesfushë dhe kjo e ka vendosur atë që të mos konsiderohet si një opsion I duhur për t’u aktivizuar. Kjo do të japë kështu më shumë kohë në dispozicion për të dhe në zgjedhjen që do të duhet të bëjë. Mesa duket Cluj e ka të qartë se ai mund të jetë larg ekipit në këtë sezon kalimi.