Drilon Islami transferohet në rumani, CFR Cluj

Drilon Islami transferohet në rumani, CFR Cluj

Mesfushori kosovar është bërë pjesë e një transferimi të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai do të jetë pjesë e kampionatit rumun në sezonin e ardhshëm. Një kampionat I rëndësishëm dhe që do të verë në dukje formën e tij duke pasur një sezon mjaft të mirë në kampionatin vendas. Drilion Islami I cili këtë sezon mbajti shiritin e kapitenit në Prishtina, e cila e finalizoi sezonin e saj me një kupë.

Forma e ekipit në superligë nuk ishte e duhura por ja doli më së miri që në finalen e Kupës së Kosovës të performonte duke sjellë një titull në këtë sezon. Tashmë, ai do të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër kampionat atë rumun. 24 vjecari është prezantuar zyrtarisht si prurja e dytë gjatë verës për ekipin e Cluj.

Drilon Islami transferohet në rumani, CFR Cluj
Drilon Islami transferohet në rumani, CFR Cluj

Padyshim që në zgjedhjen e drejtuesve të ekipit ka ndikuar dhe prezenca e dy lojtarëve të tjerë shqiptarë që janë pjesë e ekipit. Në këtë sezon Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica kanë pasur një rol tepër ndikues ku kanë dhuruar fitore të rëndësishme për ekipin. Mesfushori I cili bashkohet tashmë me ekipin është një hallkë shumë e rëndësishme në këto përforcime.

Me 143 ndeshje dhe me suksesin e këtij sezoni padyshim që do të shërbjë më së miri për të realizuar të gjitha objektivat e ekipit pritës. Islami vjen dhe pas një fitore tepër të rëndësishme në kupën e Kosovës, ku do të përbëjë shumë më tepër si klimë shtytëse për të.