Drita është eleminuar nga dalja e saj në Champions League. Skuadra e kosovës e cila arriti më së miri të kalojë fazën e saj të parë është ndalur. Ka qenë pikërisht përballja e saj me Copenhagen që e ka ndalur skuadrën me një rezultat të përgjithshëm 3-0. Edhe pse një sfidë e cila nisi mjaft mirë për Dritën nuk mundi ta finalizojë me një rezultat që të ndihmonte në kualifikim. Që prej minutave të para ishin lojtarët e Dritës që ushtruan një presion.
Besnik Krasniqi I cili guxoi duke e harkuar topin në zonë por pa rezultat për shkak të ndalimit nga mbrojtja. Por, kundërshtimi I lojtarëve danezë ishte po ashtu I pranishëm. Në minutën e 14 ata mundën të shënonin përmes Cronelius por ishte një gol I cili u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Mesa duket Drita do të sfidohej më tej me anë të një kartoni të kuq të hasur ndaj Liridon Balaj.

Duke pasur epërsinë numerike, Cophenagen ishte shumë më kufizues ndaj Dritës. Me këtë kufizim lojtarësh, Drita nuk ja doli që të mbajë portën e pastër në 45 minutat e para. Conelius I cili tentoi dhe më herët ishte ndëshkues I Dirtës në minutën e 43.
Drita në pjesën e dytë ishte shumë më e qëndrueshme dhe pse me 10 lojtarë në fushën e lojës. Skuadra ja doli që të qëndrojë më së miri duke arritur të mbajë kështu rezultatin e pandryshuar. Por, skuadra nuk mundi të kalojë këtë fazë të Champions League. Tashmë, ekipi I kosovës do të vazhdojë ëndrrën europiane në daljen e tyre në Konferencë Ligë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.