Superkompjuteri i Footbal Meets Data ka bërë publike një tjetër përdetësim të rëndësishëm sa i përket shanseve që kanë ekipet e ndryshme për të kaluar fazën e parë në Konferencë Ligë. Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Shkupit sipas kalkulimeve thuajse janë të kualifikuar për këtë fazë.
Sfida e fundit e përballi me një humbje Ditën 0-3. Përballë gjigandëve të AZ Alkmaar ekipi nuk mundi t’ia dilte më tej. Ndërsa për Shkëndijen kjo përballje ishte krejtësisht ndryshe, duke qenë se në shtëpi ata mundën të merrnin një fitore mjaft të rëndësishmë përballë Slovan Bratislavës.

Drita mbetet në fazën e Play Off duke qëndruar në vendin e 19, më tetë pikë të grumbulluara. Ndërsa shkëndija është në vendin e 21 të renditjes me shtatë pikë. Sipas të dhënave të kalkuluara nga superkompjuteri 27 ekipet janë ende në fazën e garës. Drita dhe Shkëndija janë përllogaritur të kenë 95% shanse për të pasur një kualifikim në këtë fazë të kompeticionit. Por, do të jenë dhe ndeshjet e tjera të cilat do të vendosin për fatin e tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.