Drita e cila në ndeshjen e saj të fundit humbi ndah FCSB me një rezultat 3-1 e mbylli shpresën e saj për një kualifikim të mundshëm. Tashmë ata do të kenë një tjetër shans për të pasur eksperiencën e tyre ndërkombëtare. Ekipi pritet të jetë pjesë e eleminatoreve në Konferencë Ligë.
Ekipi kampion I Kosovës nuk ja doli që të përmbysë disavantazhin e saj ndaj ekipit rumun. Edhe pse në një sfidë e cila do të zhvillohej në shtëpi ata nuk ishin aspak në favorin më të mirë për të shënuar një rezultat pozitiv. Ishin rumunët të cilët dhe pse në një udhëtim arritën të merrnin ndeshjen nën kontroll.

Shënimi I minutës së parë ishte një prej shënjave që ata do të këronin të ishin shumë më dominues në këtë sfidë. Kërkuan vazhdimisht për të sjellë një ndeshje në favorin e tyre dhe kjo ishte lehtësisht e mundur. Juri Cisottin ishte realizues I golit të parë, ai shënoi me kokë. Më pas në minutën e 18 ishte David Miculescu I cili kaloi në avantazh përsëri ekipin. Një goditje tepër e saktë e cila e ndihmoi ekipin që të vendosë një rezultat mjaft të mirë.
Edhe pse Drita ishte kërkuese ata nuk mund të realizonin, në minutën e 24 ata kërkuan dhe një penallti por pa rezultat. Rikthimi për Dritën solli më shumë shpresë ku ata kërkuan golin e tyre dhe Veton Tusha arrin të shënojë. Ekipi I kosovës në minutën e 68 ndëshkohet me karton të kuq duke sjellë një goditje për ekipin. Por, shpresat nuk janë shuar ende dhe pse me një humbje në këtë sfidë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.