Drita ka mundur të përfundojë fazën e grupeve të Konferencë Ligë me tetë pikë. Ekipi mundi të sigurojë në këtë kompeticion 2 barazime, 2 fitore dhe dy humbje. Kjo e bën që ata të vendosen kështu në vendin e 20 duke qenë të sigurt në fazën e play off-it.
Fitorës e skuadrës së gjilan erdhën në këtë kompeticion ndaj Shelbournë dhe Shkëndijës. Ndërsa një pikë mundi të sigurojë në përballjen e tyre me KuPS dhe Omaninë. Një ndër humbjet ishte ajo e djeshmë kundër Rayo Vallecano dhe po ashtu ndaj AZ Alkmaar. Me këto rezultate kanë mundur të sigurojnë përfaqësimin e tyre në play off. Është pikërisht një hap mjaft historik për futbollin kosovar
Më përfundimin e të gjitha ndeshjeve, tashmë Drita e ka të njohur kundërshtarët e mundshëm që do të përballet në këtë sfidë. Celje nga Sllovenia ose AZ Alkmaar nga Holanda mund të jenë përballjet e mundshme të Dritës në këtë fazë.

Ndeshjet e ardhshme do të luhen në datat 19 dhe 26 shkurt, ndërsa shorti do të hidhet në 31 janar. Suksesi i tyre në këtë fazë është po ashtu dhe monetar ku ekipi ka mundur të sigurojë shuma të majme. Dy fitoret e tyre kanë sjellë për arkën e skuadrës 800 mijë euro. Ndërsa prej barazimeve kanë marrq 266 mijë euro.
Në një total ekipi ka mundur të sigurojë një shumë prej 5.492.120 €. Kjo e vendos ekipin në një dalje mjaft të sukseshme europiane.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.