Drita tashmë është përballë sfidës së saj me FCSB, ekipi është njohur me hapin e saj pasardhës nëse do të arrijë të kalojë këtë kundërshtar. Shorti I hedhur ditën e djeshme ka treguar se cili do të jetë ekipi që e pret Dritën në play offin e saj për Europa Ligë. Ekipi tashmë është njohur me kundërshtarin e mundshëm që do të jetë skuadra skoceze Aberdeen. Gjigandi skocez do të jetë pikërisht hapi I radhës për Dritën në daljet e saj në europë.
Ekipi kampion I Kosovës do të ketë ndeshjen e saj të ardhshme ditën e enjte, ku do të jetë përballë FCSB. Kjo është pikërisht dalja e tyre e parë në rethin e tretë të kualifikueseve në Europa Leigë. Me ndeshjen e parë e cila pritet të luhet në rumani, ekipi është shumë më optimist. Dhe pse dalja e parë jashtë përpara se ata të kthehen në Fadil Vokër ekipi është duke shpresuar për një rezultat pozitiv.

Dardanët daljen e tyre të parë në rrugëtimin europian e nisën në Champions League, ishin pikërisht këto eleminatore që e vendosjën jashtë. Edhe pse në daljen e tyre të parë ata arritën të siguronin një kalim të fazës në mënyrën më të thjeshtë. Rezultati I përgjithshëm e vendosi ekipin më të favorshëm për të ëndërruar më tej. Por skuadra e Ramadanit u ndal nga Copenhaghen në daljen e tyre të dytë. Ishte ndërpreja e ëndrës së tyre për të qenë pjesë e elitës europiane të futbollit. Ekipi do të jetë tashmë me një shpresë për të vazhduar në Europa Ligë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.