Kampionët në fuqi të kosovës pritet të nisin një rrugëtim të rri sot në arenën ndërkombëtare. Ekipi I Dritës do të nisë kështu fazën e ligës në Konferencë Ligë. Është pikërisht hapi I tyre I parë në një kompeticion të tillë cka e bën të ndërmarrë një rrugëtim historik. Gjilanasit do të jenë të gatshëm që të nisin rrugëtimin e tyre në europë për të vazhduar kështu një tjetër mundësi më të mirë për ta.
Ndeshja e parë e Dritës do të zhvillohet në Tampere të Finlandës. Është skuadra vendase e cila do të mikpresëekipin e kosovës për fazën e parë në këtë kompeticion. Drita do të ndeshet me KuPS me qëllimin e vetëm të saj në këtë sfidë fitoren. Edhe pse një ndeshje në transfertë ata do të jenë në kërkim të një rezultati më të favorshëm në vazhdim.

Sot në orën 18.45 do të jetë dhe përballja e cila do të vendosë Dritën në nëj hap më tej përballë një ekipi që kërkon të shkruajë historinë. Edhe pse vendasit në këtë sfidë shihen se do të jenë ata dominues, janë përsëri gjilanasit që kërkojnë më shumë. Befasia mund të jetë celësi I tyre në këtë sfidë për të kërkuar një hap të mëtejshëm.



