Drita njeh kundërshtarin në fazën e ardhshme të Champions

Drita njeh kundërshtarin në fazën e ardhshme të Champions

Suksesi I Dritës jo vetëm në sezonin e Superligës por dhe në daljen e saj të parë në euopë është I jashtëzakonshëm. Skuadra ka mundur të marrë kështu një fitore të rëndësishme në fazën e parë kualifikuese në Champions League.  Kthimi I tyre si miq në Differdange 03, rezultoi mjaft pozitiv duke qenë se mund të siguroni një fitore 3-2. Ekipi I kosovës arriti kualifikimin e saj me një fitore të përgjithshme 4-2.

Kontribues në këtë ndeshje e cila dha dhe kualifikimin ishte padyshim Arb Manaj I cili shënoi dhe dy gola për skuadrën. Veton Tusha arriti të realziojë kështu golin e tretë për ekipin e tij. Tashmë, në fazën e ardhëshme ata do të jenë përballë një skuadre mjaft më të rëndësishme. FC Copenhagen është skuadra që ata do të kenë në ndeshjene  ardhëshme.

Drita njeh kundërshtarin në fazën e ardhshme të Champions
Drita njeh kundërshtarin në fazën e ardhshme të Champions

Kampionët e Danimarkës që drejtohen prej Zekirija Ramadanit, janë ekipi pritës I tyre në ndeshjen e ardhshëme. Një nga klubet që është cilësuar si më I fuqishmi në Europën Veriore e bën këtë rrugëtim dhe më të rëndësishëm për ta. Klubi I Danimarkës është shumë më I sukseshëm ku ka në total një seri prej 16 titujsh. 10 Kupa Danimarke, po ashtu ajo që bie në sy është dhe vlera e ekipit. Shuma e të cilit arrin në 92.6 milion euro duke e bërë shumë më tepër të vlefshëm se Drita.

Por, kosovarët në këtë kampionat dhe jo vetëm kanë treguar se shpirti I garës është I rëndësishëm. Ndaj dhe lufta e tyre në këtë sfidë do të jetë me një qëllim të vetëm për të siguruar një hap shumë më të rëndësishëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.