Copenhagen në sfidën e tyre të parë ndaj Dritës ka mundur të sigurojë një fitore 2-0. Ishte pikërisht ndeshja e parë në fazën e dytë të grupeve në Champions League. Drita e cila udhëtoi drejt Danimarkës nuk mundi t’ia dalë me një fitore dhe tashmë është e gatshme për ndeshjen e kthimit në shtëpi. Kampionët e Kosovës e nisën këtë sfidë të favorizuar dhe me besimin e duhur për të qenë në këtë përballje.
Skuadra e Danimërkës në krahun tjetër ishte goxha dominuese dhe kërkuese goli në këtë sfidë. Presioni I saj u bë e qartë që prej fillimit të lojës. Ishin pikërisht ata që tentuan të parët në minutën e 33, por reagimi I Malukut në portë ishte I duhuri duke e shmangur kështu një gol. Një pjesë e parë e cila nuk prodhoi më tej asnjë gjë interesante për të dy ekipet.

Loja e vendosur mes ekulibrave ishte piëkrisht një mundësi që ekipet të vepronin më tej të sigurta në këtë sfidë. Pjesa e dytë ishte ajo që do të vendoste për fatin e dy skuadrave. Në minutën e 51 Krasniqi pati një mundësi por e cila u ndal prej gardianit të Copenhagen.
Në minutën e 67 Ovouka me një ndërhyrje të parregullt në zonë shkaktoi një penallti. Ishte pikërisht një lëvizje e cila dha një penallti për kundërshtarin që e shfrytëzuan për të pasur avantazhin. Por, si të mos mjaftonte ishte përsëri ai I cili vetëm pas pesë minutash ishte shkaktar duke krijuar kështu një tjetër pengesë për ekipin e tij. Penallti e dytë e cila I dha dy gola të realizuar dhe një epërsi prej një fitoreje.