Drita nuk ndalet nw Superligë, Llapi ngec përsëri

Drita nuk ndalet, Llapi ngec përsëri

Drita e vendit të parë priti në shtëpi Ballkanin për një ndeshje të vlefshme oër javën e 25, kryesuesit nuk ndalen dhe pse diferenca me vendin e dytë është 15 pikë kërkojnë që të jenë të sigurt në rrugën e tyre drejt titullit. Një fitore 2-0 në shtëpi pas një humbje me Llapin e con ekipin të rikthejë edhe njëherë serinë e suksesit në këtë sezon.

Loja nisi në pjesën e dytë, duke qenë se pjesa e parë ishte tepër e vakët me një Dritë e cila nuk sulmoi dhe Ballkani që kërkonte thjeshtë të qëndronte në këtë sfidë qoftë dhe me një pikë. Tashmë në lojën e tyre ata rikthehen përsëri ku patën disa raste në pjesën e dytë dhe fituan prej epërsisë në numër lojtarësh me një karton të kuq të Ballkanit. Në minutën e 64 Hallili me një ndërhyrje jo të duhur arriti që të penalizohej duke e lënë ekipin në dhjetë lojtarë. Goli I parë erdhi në minutën e 77 nga Tusha dhe u finalizua me një goditje të Selamanit në minutën e 90 e cila vulsoi fitoren e Dritës.

Ferizaj, mposhti Llapin në shtëpi me një fitore 2-1, ata janë në rrugëtimin e tyre për të siguruar një qëndrim në top treshe duke qenë vetëm pesë pikë larg me dy fitore të një pasnjëshme. Humbja për Llapin është shqetësuese duke qenë se janë të ndodhur në një krizë për shkak të pozicionit jo të favorshëm, duke qenë se janë ende në zonën e rrezikut. Një gol që në minutën e 11 I coi në avanatazh vendasit duke siguruar një më shumë besim, nuk vonoi shumë dhe Llapi mundi që të barazojë shifrat 1-1, pjesë e parë për Feriazajn u mbull në bafor duke shënuar Llieski në minutën e 42. Tentativat në pjesën e dytë ishin inekzistente për të dy ekipet.