Drita thellon më shumë avantazhin e saj në kryesi

Drita thellon më shumë avantazhin e saj në kryesi

Drita ka krijuar një hendek të madh pikësh me vendin e dytë plot 14 pikë. Një sezon fantastik për Dritën të cilët kanë treguar të gjithë potencialin në fushën e lojës. Java e 26 e Superligës I gjen ata kryesues dhe janë vetëm një hap drejt titullit të këtij sezon. Ata u ndeshën me Gjilanin në shtëpi, një sfidë e cila u dominua tërësisht prej vendasve dhe treguan se janë në pozitë për shkak të lojës së favorshme.

Gjilani I vendit të katërt është duke bërë luftën e tij për Top Treshe, tashmë gjashtë pikë larg do të duhet ende më shumë punë për ta që të arrijnë në atë pozitë. Rikthimi në fushë pas pushimit ndërkombëtar nuk ishte në formën më të duhur për ta. Përballja me kryesuesit e kampionatit të cilët nuk u treguan aspak miqësore e rikthen dhe njëherë vëmëndjen e tyre për një strukturim tashmë. Një ndryshim I nevojshëm për të risjellë mundësinë e një vendi në europian.

Drita thellon më shumë avantazhin e saj në kryesi
Drita thellon më shumë avantazhin e saj në kryesi

Një sfidë e cila u mbyll tërësisht që pjesën e parë prej katër golave të shënuar, goli hapës I Ajzeraj. I cili në minutën e 14 ishte mundësia që ata të rigjenin dhe njëherë mundësinë e avantazhit. Seria e golava vazhdoi më tej me Broja në minutën e 17, Manaj në minutën e 22 dhe Kostyshyn në 43. Lojë e cila për Gjilanin nuk la asnjë mundësi për t’u rimëkëmbur dhe të rikthehen në pjesën e dytë për një ndryshim. Drita u ndëshkua me një karton të kuq por ishin minutat e fundit të lojës që nuk shërbyen aspak për favorizim numerik ndaj kundërshtarit.