Drita e cila ëhtë duke zhvilluar ndeshje e saj të parë në Europa Ligë është ndalur nga ekipi Rumun me një rezultat negative. 3-2 ishte rezultati I tyre në udhëtimin e tyre drejt Rumanisë për takimin me FCSB. Edhe pse në nisje u diktua se do të ishte një lojë në favorin e skuadrës së kosovës për shkak të dominimit të tyre. Ekipi arriti të kalojë në epërsi që në minutën e shtatë duke arritur të gjejë golin përmes Veton Tushës.
Edhe pse këtij goli të shënuar ekipi vazhdoi të ishte shumë më kërkues për të pasur një mundësi në shënim. Skuadra e cila e nisi mjaft mirë takimin dëshmoi se mund të sillte dhe pengesa për shkak të përqëndrimit që vinte në zonën e kundërshtarit. FCSB në anën tjetër pati rastin e saj me një goditje në minutën e 25 e cila arriti të deviohej me sukses nga mbrojtja.

Rikthimi në pjesën e dytë qartësoi më shumë qëllimin e të dy ekipeve. Të cilët ishin duke kërkuar që të siguronin një tre pikësh në këtë sfidë. Arb Manaj në nisje të kësaj pjese arriti të shënojë duke ndryshuar rezultatin e sfidës 2-0. Por, dhe intesiteti I vendasve ishte po aq I lartë sa në minutën e 64 shënuan golin e parë.
Barazimi I shifrave erdhi vetëm tetë minuta më vonë përmes Graovac I cili shënoi përsëri. Ndërsa në minutat shtesë kur ndeshja ishte drejt fundit ata arritën të shënonin dhe golin e tyre të fitores. Drita u ndal në këtë ndeshje por potenciali I saj tregoi se në shtëpi do të ketë mundësinë që të rikthehet me një sukses të mundshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.