Drtia siguron fitoren e parë në shtëpi, Champions League

Drtia siguron fitoren e parë në shtëpi

Drita ka nisur me një fitore të rëndësishme hapin e saj të parë në Champions League. Është faza eleminatore dhe ekipi I kosovës u përgjigj shumë mirë duke marrë një fitore. Ishte një fitore e cila I solli një mundësi më të mirë ekipit. Edhe pse një fitore minimale 1-0, ata arritën të sigurojnë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm. Lojë e cila u zhvillua përballë Differdange.

Skuadra e Luksenburgut e pranoi humbjen dhe pse një lojë e cila u zhvillua me një rezultat të barabartë deri në minutën e 74. Për zhbllokimin e shifrave u kujdes Arb Manaj I cili arriti të realizojë një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij. Takimi I radhës do të luhet pas një jave dhe pritet të jetë një hap vendimtar për ekipin e Dritës.

Në lidhje me këtë fitore është shprehur dhe drejtuesi I ekipit I cili e ka konsideruar si tepër të rëndësishme. Zekirija Ramadani e ka konsideruar si një lojë mjaft të mirë dhe një mundësi e cila është ende e hapur për ëndërrën e tyre europiane.

Drtia siguron fitoren e parë në shtëpi
Drtia siguron fitoren e parë në shtëpi

Pavarësisht se një gol I cili erdhi me vështirësi ata e kanë cilësuar se ka pasur një lojë mjaft të mirë. Ekipi sipas drejtuesit teknik ka qenë në lartësinë e duhur por dhe kundërshtari I cili kishte një qëndrueshmëri në taktikën e tij. Normalisht se si një ndeshje e parë në një kompeticion të rëndësishëm sipas tij ka dhe ndikim ana emocionale.

Por, ekipi u kujdes më së miri të marrë pikët në shëtpi. Duke u bërë kështu gati me më shumë besim për udhëtimin që do të ndërmarrin javën e ardhshme.