Dukagjini dhe Prishtina ndahen në paqe me njëri tjetërin

Dukagjini dhe Prishtina ndahen në paqe me njëri tjetërin

Sfida e radhës në javën e 33 të Superligës vendosi përballë dy ekipe që ishin Dukagjini dhe Prishtina. Me kërkesë që të dy ekipet të arrijnë të sigurojnë më tej pozitën e tyre shkuan në këtë sfidë. Por, një sfidë e cila prodhoi një lojë tepër të qetë dhe standarte. Ata nuk kishin mundësi që të identifikoheshin.

Rezultati I sfidës shkoi 0-0, me një dëshirë për t’ia dalë por të pamundur në vazhdim për të korrur suksesin e tyre. Asnjë fitues nga sfida dhuroi vetëm një pikë për të dy ekipet që vazhdimisht kërkuan të diferencoheshin. Loja u zhvillua në të dy kampet, një agresivitet I munguar që prodhoi këtë rezultat për ta.

Dukagjini dhe Prishtina ndahen në paqe me njëri tjetërin
Dukagjini dhe Prishtina ndahen në paqe me njëri tjetërin

Vendasit të cilët ende nuk e kanë siguruar vendin e tyre në këtë kampionat kërkuan që të merrnin një tre pikësh. Shpëtimi për ta padyshim që do të ishte fitorja duke qenë se janë vetëm dy pikë prej vendeve të play off. Kjo sjell një Dukagjin I cili do të duhet të jetë më luftarak në javët e ardhshme. Kampionati ka vetëm tre javë të mbetura për të definuar se si do të jetë e ardhmja e tyre.

Sfida e tyre e radhës do të jetë me Dritën e vendit të parë, shpresa se ekipi ka mundur të sigurojë hendekun prej 12 pikësh. Mundësi për të pasur kështu një tre pikësh për të mbijetuar. Prishtina, e ka sigurinë me një hendek prej katër pikësh prej zonës së rrezikut. Por, kjo nuk siguron aspak ekipin në tre javë. Një përballje e vështirë do të jetë për ta ajo me Gjilanin.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.