Dukagjini triumfon në shtëpi, Gjilan përsëri me sukes

Dukagjini triumfon në shtëpi, Gjilan përsëri me sukes

Dukagjini priti në shtëpi Malishevën për një përballje të vlefshme për javën e 23 të Superligës së kosovës. Një fitore në shtëpi e siguroi më tej qëndrimin e tyre në këtë kampionat duke krijuar kështu një shkëputje prej dy pikësh me zonën e rrezikut. Një fitore e nevojshme për ta erdhi me një gol të vetëm ndaj Malishevës e cila ende po reziston në zonën e kualifikimeve për një efent europian.

Një lojë e qetë e cila siguroi fitoren e vendasve me një gol që në pjesën e parë sjell një mundësi për të rikuperuar formën e tyre në këtë sezon e cila ka qenë tepër e calë, cka dëshmohet dhe në pozicionimin e tyre në rrezik për të mos qenë më në Superligë. Kjo fitore është dëshmitare e qëllimit për të kërkuar më shumë dhe Dukagjinasit janë në kërkim të saj pas dy ndeshjesh me një barazim dhe një humbje.

Gjilani nuk e ndali suksesin duke shkuar kështu me dy fitore njëra pas tjetrës në përballjen e saj me Feronikeli, ata mundën që të fitonin me një gol në minutën e 70, në një përballje e cila shkoi e qetë dhe I coi më të sigurt në vendin e katërt. Tashme me një qëllim që të shkojnë në top treshe dhe kjo është vetëm tre pikë larg, deri më tani në këtë sezon forma e tyre ka qenë e mirë ku kanë ndërprerë një seri të mëhershme të du fitoreve të njëpasnjëshme me një barazim. Feronikeli në këtë sfidë nënshkruan për rënien e saj nga Superliga duke thelluar më tej hendekun prej 12 pikësh me vendin e nëntë.