Chelsea si qëllim të saj ka një përmirësim të vazhdueshëm të skuadrës së saj. Ekipi gjatë verës që lamë pas shënoi një seri afrimesh ndër të cilat synon ta vazhdojë dhe më tej. Vera 2026 pritet të jetë po aq e nxehtë sa I përket afrimeve në ekip. Me një plan mjaft ambicioz ata pritet të jenë mjaft ndikues në futbollin europian. Londinezët janë duke kërkuar që në investimin e tyre prej 300 milion euro kërkon të transferojë dy lojtarë.
Në listën e tyre është përfshirë Fermin Lopez dhe Julian Alvarez. Është pikërisht një prej operacioneve I cili është konsideruar se do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në histori. Me këtë ambizje qëllimi I tyre është që të rikthejë dhe një herë Chelsean në majat e futbollit kontinental.

Fermin Lopez I cili në Barcelona është duke pasur një formë mjaft të mirë duke u rikthyer si një opsion kryesor për Flick. Mesfushori me një paraqitje fantastike ka mundur të regjistrojë dhe një seri golash. Është pikërisht kjo formë mjaft tërheqëse që e bën dhe më shumë tërheqëse. Oferta për lojtarin e Barcelonës pritet të jetë 150 milion euro, shumë e cila konsiderohet mjaft tërheqëse dhe për bindjen e skuadrës katalanase.
Një tjetër prurje e cila pritet të jetë e nevojshme në ekip është padyshim dhe Julian Alvarez. Lojtari I Atletico Madrid I cili është konsideruar si një objektiv I rëndësishëm për përforcimin e disa skuadrave. Ndërkohë është Chelsea e cila me ofertën e saj është duke shpresuar që të jetë bindëse.



