Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizaj janë pjesë e elitës së futbollit zvicerian ku po kalojnë një periudhë fantastike. Forma e tyre i ka bërë të renditen në më të mirët e javës. Shaqiri ishte përsëri vendimtar për fitoren e ekipit të tij, ku morrën një rezultat fantastik. 2-0 ata mbyllën javën e 29 në Superligën e Zvicrës.
Shaqiri ishte shënues i golit, ku nder të tjera pati dhe një asistim. Një ndër ueb faqet e statistikave formën e tij e cilëson me 8.8. Një vlerësim i lartë ky për lojtarin shqiptar. Ai ndër vite ka treguar të gjithë potencialin e tij në futbollin zvicerian. Në formën e sulmuesit shqiptar ndikoi gjithashtu dhe seria e pasimeve. Ai pati në total një seri prej 55 pasimesh të sakta, ndër to tre që ishin kyce.
Në lojën ai pati mundësi dhe për të shënuar në dy raste. Dy goditje të fituara nga duelet, i japin mundësinë që të shkëlqejë. Me 25 ndeshje të realizuara në këtë sezon ai ka mundur të shënojë plot dhjetë gola. Në këtë formë të mirë përfshihen gjithashtu dhe 13 asistime.

Në formacion nuk ishte i vetmi shqipëtar, i shoqëruar gjithashtu nga Kreshnik Hajrizi. Harizi shërbeu si një mur që ekipi i tij të arrinte në një barazim. Vlerësimi i tij është plot 7.8, duke qenë në listën e më të mirëve në fushën e lojës. Një gol i shënuar gjithashtu nga Harizi e bën atë që të jetë mes më të mirëve.
Forma e djemëve gjithmonë e më mbresënëse, I rendit ata mes më të mirëve. Shaqiri një futbollist veteran tashmë, ndërsa Hajrizi konsiderohet si e ardhma duke qenë vetëm 25 vjec.