Paulo Dybala është jashtë fushe shkak një dëmtim që ai ka marrë në kofshë. Por, pas pushimit ndërkombëtar ai pritet të rikthehet dhe të jetë në listën e Gasperinit. Kontrata e tij me kryeqytetasit përfundon në 30 qershor të 2026. Duke shënuar kështu dhe një fund të rrugëtimit të tij në Roma. Por, janë zëra të ndryshëm që ende nuk janë konfirmuar për një zgjatje të kontratës që ai do të bëjë pjesë e skuadrës.
Palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë kështu një kontratë të re mes tyre. Zgjatje e cila mund të bëjë që Dybala dhe fundin e karrierës së tij në fushën e blertë ta ketë në Roma. Ky sezon kalimesh për Dybalën solli dhe një ofertë prej 20 milion eurosh nga klubet arabe. Por, ai ishte I vendosur për të vazhduar rrugëtimin e tij në Roma. Vendim I cili tregoi besnikërinë e tij dhe dëshirën për të vazhduar më tej në projektin që është ndërtuar.

Mediat italiane cilësojnë se rikthimi I tij në fushë dhe tetori do të shënojnë kështu dhe një rinovim të kontratës së tij. Rinovimi mund të sjellë dhe një reduktim të pagesës së tij e cila aktualisht është 8 milion euro. Shumë e cila për klube të vogla si Roma konsiderohet mjaft e lartë, ku synimi I tyre është zbatimi I Fair Play Financiar. Ndaj dhe vendosja e tij në klub shihet si qëllim I tij për të mbaruar më tej rrugëtimin e nisur me Romën.



