Paulo Dybala, e mbylli sezonin e tij me Romën shumë më shpejt se duhej. Në sfidën e fundit ai pësoi një dëmtim I cili e ka të nevojshëm ndërhyrjen kirurgjikale. Kjo e vendos Dybalën në një situatë që të mos jetë I aftë të bashkohet në ndeshjet e ekipit. Tre muaj përpara mbylljes së kampionatit ai është detyruar të largohet nga fusha e lojës. Argjentinasi I cili ka rinovuar përsëri me ekipin verdhe kuq dhe për një sezon të ardhshëm. Qëndrimi I tij pritet të jetë deri në 2026 sipas kontratës të rinovuar automatikisht.
Në njëintervistë të dhënë ai ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe kërkesat e ndryshme ndaj tij. Vlerësimi I tij kryesor është për ekipin ndaj të cilit pati mundësi të shfaqte të gjithë potencialin e tij në lojë. Instituto de Córdoba, është insitucioni kua ai u rrit dhe u promovua në fushën e lojës. Dybala, u shpreh se padyshim të gjithë mbështetësit e tij presin që ai të rikthehet te ekipi I tij. Por, nuk la të qartë nëse do të ndodhë në të ardhmen një vendim I tillë.

Boca Juniors, është një tjetër interes I tij I hershëm. Ekip që ka qenë I lidhur shumë më herët për shkak të tifozërisë së babait të tij. Që më pas u shndërua padyshim dhe në strehë për të duke qenë tifoz I saj. Rikthimin ai e cilësoi si të mundur në shtëpi, argjentina mund të jetë destinacioni I tij I fundit në futbollin e luajtur. Ndërsa, të ardhmen e cilëson si të panjohur duke qenë se nuk ka një plan. Ai shoi më tej dyshimet në lidhje me transferimin e këtij sezoni me rikonfirmimin në Roma.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.