Dyshimet e Salah drejt Brcelonës, përfundon kontrata

Dyshimet e Salah drejt Brcelonës

Jane mediat spanjolle të cilat e kanë qarkullaur një lajm i cili ka të bëjë me lojtarin e Liverpool i cili ka shprehur vullnetarisht oferten e tij te bashkohet me katalanasit si një lojtar i lirë.

Salah eshte duke hasur një sezon fantastik te Liverpool me një sezon të mbrekullueshëm për ekipin i cili ka dhënë shumë për të qëndruar në krye të klasifikimit i diferencuar me vendin e dyte, normalisht që dhe anësori ka dhenë shumë deri më tani në këtë sezon duke qenë njëherësh pretendent për të fituar dhe këpucën e artë. Por, afati i kontratës që ai ka me klubin anglez e cilëson si të përfunduar në fundin e sezonit, pra qershor 2025.

Një lajm i cili mund ta ketë entuziasmuar goxha ekipin katalanas duke qenë se ata arrijnë që të forcojnë ndjeshëm repartin e tyre me një lojtar të tillë, duke shfrytëzuar njëherësh suksesin e tij dhe cilësitë e lojtarit në lojë.

Pengesë mesa duket për këtë afrim të tij në klubin iberik, pritet të jetë pagesa që kërkon të përfutojë Salah gjatë angazhimit të tij në klub ku kërkesa e tij është për 18 milion euro, e cila shihet si një shumë e papërballueshme për ekipin në këto momente. Pavarësisht shihet si një shumë e pranueshme pasi që e justifikon formën e tij të afrimit në klubin e Barcelonës pas një suksesi të tij në Liverpool.

Theksojmë se për shumë media dhe formume ky nuk konsiderohet aspak si një lajm i vërtetë sepse vetë Liverpool do të ketë interes që të rinovojë kontartën me yllin pasi që ka qenë një ndër faktorët kryesorë të suksesit të ekipit.