Erblin dhe Euron Bajraktari, binjakët shqiptarë të cilët janë duke ngjallur një interes të madhe në një kalim të rëndësishëm. Vetëm 16 vjecarë ata janë pjesë e U16 BSC Young Boys, talenti I tyre dhe një formë e cila po ngjall padyshim një interes të madh në një kalim të rëndësishëm. Vëmëndjen binjakët kanë mundur ta tërheqin dhe pse në një moshë shumë të rë, vetëm 16 vjecarë.
Nisja e tyre e karrierës është në akademinë e FC Fribourg, ndërsa verën e kaluar ata zhvilluan një ndër transferimet më të rëndësishme. Ata kaluan në ekipin e U16 të Young Boys. Mesa duket ka qenë një transferim I cili është duke rezultuar për vetëm një sezon. Me një formë mjaft të mirë dhe një pozitë të qëndrueshme të treguar në fushën e lojës ata janë vërejtur për një transferim shumë më të rëndësishëm.

Pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Zvicrës, ekip I cili tashmë është pjesë e play off për të kampionatit. Në një paraqitje mjaft të mirë ata kanë ngjallur interes për një kalim të mundshëm në Borussia Mönchengladbach. Kalim I cili pritet të ndodhë gjatë kësaj vere, pasi janë mediat e ndryshme që sjellin një finalizim të konratës që është zhvilluar mes tyre. Kjo do të shënojë një hap shumë më të rëndësishëm në karrierën e tyre.
Euroni I cili është sulmues anësor, që mund të ketë dhe një aktivizm në anën e djathtë, ndërsa Erblini është mbrojtës I djathtë. Të dy ata kanë nënshtetësi zviceriane dhe kosovare dhe përfaqësojnë grupmoshat U16 të Zvicrës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.