Tensionet e klubit madrilen dhe organizatorëve të Topit të Artë duket se ende nuk janë shuar. Kjo e bën që të ketë një tjetër lëvizje sa i përket mungesës së tyre në këtë event. Është viti i dytë radhazi i cili do të sjellë mungesën e tyre në eventin e lojtarit më të mirë.
Kujtojmë, se Real Madrid nuk ishte i pranishëm as në edicionin e kaluar. Polemikat e ndryshime mes një debati i cili lindi mes Vinicius Junior dhe Rodri. Kjo shkaktoi pikërisht tension të brendshëm në ekip cka u shtynë më tej të mos ishin pjesëmarrës në këtë edicion.
Ndërsa në këtë vit është cilësuar si pretendent për të prekur këtë edicion Lamine Yamal nga Barcelona. Po ashtu dhe Ousmane Dembele i Paris Saint Germain. Vendosja e tyre si pretendent në këtë edicion mund të sjellë dhe një reagim sa i përket ekipit të Los Blancos.

Ka një pakënaqësi se si Real Madrid e konsideron se pozicionimi i lojtarëve të saj nuk është në pozitën e duhur. Lojtarët e tyre nuk vlerësohen në nivelin e duhur sa i përket shpërblimit që ata ofrojnë në skenën ndërkombëtare.
Shenjat e një bojkoti tregojnë se ka një thyerje të vazhdueshme mes pozicionit të tyre dhe këtij organizimi. Sipas tyre Kylian Mbappe duhet të ishte një ndër emrat më pretendëntë për këtë cmim. Francezi kq qenë fitues i Këpucës së Artë Europiane 2025.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.