Xabi Alonso, drejtuesi I rri teknik I Real Madrid ka marrë një vendim në lidhje me Nico Paz. Mesfushori argjentinas I cili më herët ishte zhvendosur në Como duket se ka ngjallur përsëri interesin e Alonso. Ekipi synon që të ketë sërisht riaktivizimin e tij dhe padyshim mundësinë e klauzolës së riblerjes.
Argjentinas I cili u vendos në Como në verën e 2024, për një shumë prej 6 milion euro. Marveshje e arritur në atë kohë që I linte mundësi ekipit të tij që të ruante 50% të të drejtave të kartonit dhe opsionin kryesor për rikthimin e lojtarit të tyre në ekip.
Në këtë klauzolë e cila është ndërmarë më herët, pritet që ata ta rikthejnë Paz me një shumë prej tetë milion euro këtë verë. Ose në të kundërt nëse qëndrimi I tij zgjat dhe një vit më shumë do të duhet të pagueht për të nëntë milion euro. Kontratë e cila siguron Real Madrid për rikthimin e tij të mundshëm në ekip.

Paz me një sezon fantastik në Como, nën drejtimin e Cesc Fabregaz ka mundur të ketë një sezon fantastik. Ai ka ngjallur interesin e shumë klubeve të tjera të Serisë A, ndër to Inter dhe Milan. Por, mesa duket rikthimi I tij do të jetë më I shpejtë. Alonso kërkon që aktivizimi I tij të jetë përpara 15 qershorit kur është dhe afati I Kupës së Botës për klube. Angazhimi I tij në ekip duket I rëndësishëm dhe kërkojnë që të jetë pjesë e përforcimeve të periudhës kalimtare.