Ederson nën radarin e ekipeve më të mira europiane

Ederson nën radarin e ekipeve më të mira europiane

Ederson I cili është duke luajtur për Atalantën ka pasur një seri kërkesash prej klubeve të mëdha europiane, në dëshirën e saj Atalanta për ta mbajtur në ekip nuk ka marrë një përgjigje pozitive prej mesfushorit, kjo cilësohet si një zgjedhje e tij që të mos të rinovojë por të shohë një mundësi më të mirë në karierë duke përzgjedhur një ekip më të madh.

Vetëm 25 vjec Ederson ka bërë një lojë tepër të mirë dhe ka spikatur në shumë klube të mëdha të europës, me një kontartë të vlefshme deri në 2027, ai po shikon mundësi që të ketë bisedime të ndryshme me ekipet europiane të cilët e kanë ndjekur nga afër performancën e brazilianit.

Ekipe me emër si Manchester City, Liverpool, Real Madrid janë cilësuar si ekipe të cilat kanë shprehur interesin për mesfushorin dhe e nakë monitoruar në disa prej sfidave, një fakt I cili e ngroh më tej Ederson për t’u bërë pjesë e tyre. Por anglezët e United duket sikur janë më të bindur në këtë transfertë dhe kanë bërë një ofertë reale ndaj tij duke ofruar kështu një kontratë prej 60 milion euro ndaj Atalantës, e cila ka pikëpytejet e saj në shitjen e mesfushorit.

Nuk është I vetmi ekip që ka interes real, por mund të jetë përsëri Sera A destinacioni I brazilianit duke qenë se është parë e mundur dhe një transfertë në Juventus I cili ka shprehur pëlqimin e tij për të pasur mesfushorin pjesë të lojës dhe e kanë vlerësuar taktikën e tij në lojë. Asgjë e konfirmuar deri më tani, Ederson do të jetë pjesë e Atalantës deri në fundin e sezonit.