Edon Sadriu përforcon më tej Llapin, rikthim i tij

Edon Sadriu përforcon më tej Llapin

Llapi, në këtë sezon në finalen e Kupës së Kosovës humbi mundësine e përfaqësimit europian. Ishte pikërisht problemi I sulmit që në këtë sezon solli ndjeshëm pengesa. Ndaj në këtë sezon kalimesh ata kanë menduar të sjellin një sulm I cili do të jetë shumë më I plotë. Së fundmi ekipi ka prezantuar një sulmues krahu. Edon Sadriu është një rikthim në ekipin e Llapit, për sezonin 2025/2026.

Më herët Sadriu ka shërbyer në Ferizaj, qëndrim I cili ka zgjatur tre sezone atje. Gjatë kësaj periudhe ai është vendosur në qendër të vëmëndjes duke pasur mundësi që të spikasë me lojën e tij. Kontributi I tij ka qenë I rëndësishëm dhe është vlerësuar dhe me shiritin e kapitenit.

Edon Sadriu përforcon më tej Llapin
Edon Sadriu përforcon më tej Llapin

Janë pikërisht këto vlera që e vendosin lojtarin në këtë detyrë të rëndësishme. Tashmë me përvojën e siguruar në Superligë dhe cilësitë e tij do të ketë mundësi që të shërbejë më tej në ekipin e Llapit.

Afrimin e tij e ka bërë të ditur ekipi me një positim në rrjetet sociale. Skuadra ka mundur të risigurojë përsëri shërbimin e tij duke shpresuar për të sjellë dhe njëherë suksesin e dikurshëm. Me fanellën blu ai nuk është I panjohur pasi ka luajtur më herët, kjo mund ta bëjë shumë më të thjeshtë përshtatjen e tij në fushën e lojës.

Pas zyrtarizimit të tij në ekip, ai është I gatshëm që të sjellë kontributin e tij në fushë. Llapi në këtë hap të rëndësishëm është duke lajmëruar për një sezon mjaft garues që po përgatitet.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.