Edon Zhegrova drejt PSG, mundësia e transferimit

Edon Zhegrova drejt PSG, mundësia e transferimit

Zhegrova vjen pas një pushimi tepër të gjatë, dëmtimi I tij në dhjetor ende e ka lënë jashtë fushe. Por, forma e tij ka bërë një përshtypje të madhe dhe ka një seri ekipesh që janë në kërkim. Më herët drejtuesi I Lillë e cilësoi si një lojtar tepër të rëndësishëm në ekip. Rehabilitimi po merr shumë kohë dhe forca e tij mentale në këtë situatë do të duhet të jetë shumë më e madhe.

Tashmë, janë pikërisht mediat e ndryshme franceze që po flasin për një transferim të tij të mundshëm në PSG. Ekipi parizien është duke u përballur me mundësinë e mungesës së Kang In Lee. Sulmuesi nuk është në gjendje dhe në preferencën e Luis Enrique ndaj dhe një largim I mundshëm mund të afrojë Zhergovën. Kërkesa e PSG është ndaj një sulmuesi të rri dhe mesa duket sulmuesi shqiptar I Lille I përmbush të gjitha kërkesat e tyre.

Edon Zhegrova drejt PSG, mundësia e transferimit
Edon Zhegrova drejt PSG, mundësia e transferimit

Pavarësisht, se jashtë fushës për një periudhë të gjatë, Edoni e ka treguar të gjithë potencialin e tij. Në këtë sezon ai ka qenë pjesë e 21 ndeshjesh me ekipin e Lille ku ka pasur mundësi të shënojë tetë gola. Por, nuk janë rekordet e vetme duke qenë se ka mundur të jetë dhe në nëntë asistime.

Kjo e shndëron atë në një ndër yjet në ngritje, vlerësim ka qenë gjithashtu dhe prezantimi më I mirë në Champions League. Përballë skuadrave si Juventus apo dhe Real Madrid ai ka dhënë një performancë të shkëlqyer. Rikthimi I tij në një ekip të madh si PSG, është një mundësi mjaft e mirë për sulmuesin.