Egnatia edhe një herë dëshmoi se është e gatshme të shënojë historinë në arenën ndërkombëtare. Skuadra e Rogozhinës e cila ishte vendosur përballë një sfide në Konferencë Ligë arriti të marrë një barazim. Udhëtimi I saj drejt Sllovenisë dhe pse pa një tre pikësh të siguruar lejon që ekipi të besojë më tej në ecurinë që do të kenë. Olimpja Lubjana në shtëpi nuk mund të mbante dot epërsinë përballë skuadrës shqiptare.
Sfida e zhvilluar atje ishte një ndër takimet më emocionuese dhe dëshmoi për një lojë mjaft të mirë. Ekipi shqiptar dhuroi një lojë mjaft të mirë dhe ishte nga ato sfida e cila deri në moniutat e fundit të mbante të lidhur. Edhe pse kërcënimi për ta ishte present në minutën e 67 ku vendasit në përballjen e tyre me Sotën arritën të fitonin një penallti. Një ndërhyrje jo e favorshme në pikën e 11 metërisht e vendosi shumë më të thyeshëm ekipin e shqipërisë. Por ishte një ekzekutim jo I saktë që solli më shumë besim për Egnatian.

Loja u bë më shumë kërkuese nga të dy palët dhe ishin pikërisht të dy skuadrat që dëshmuan kërkesën. Në minutat shtesë të zhvillimit të saj ishte gjyqëtari I cili akordoi një tjetër penallti por pikërisht VAR e cilësoi si jo të rregullt interpretimin. Kjo I dha mundësi Egnatias që në fushë të huaj të ketë mundësinë e një pike te vetme. Në këtë mënyrë kthimi në shtëpi javën e ardhshme sjell një sfidë të hapur për të dy ekipet.