Egnatia e cila në këtë sezon rrugëtimin e saj në europë e nisi me kompeticionin e Europa Ligë. Ekipi kampion I Shqipërisë nuk ja doli dot që të sillte një formë të mirë atje. Kjo ishte dhe një ndër arsyet që e vendosën ekipin në Konferencë Ligë. Me asnjë gol të regjistruar në tre sfida ekipi besonte që në rikthimin e tyre në shtëpi pas një barazimi pa gola do të mund të siguronte më tej një rezultat të mirë.
Por, ishte ekipi Sllovak I cili u ndesh po me aq intensitet për të vazhduar në sigurimin e një rezultati kualifikues. Një ndeshje e cila që në nisje e specifikoi se qëllimi I Egnatias ishte suksesi I saj. Redi Lushkja kishte menduar për suprizën e sfidës në minutën e gjashtë për të cuar ekipin në avantazh. Një gol që ndezi shpresat dhe e shtyhu më shumë ekipin të besojë në një kualifikim.

Por ishte Olimpia e cila kërkonte duke barazuar shifart në minutën e 32, nuk ishte vetëm barazim por ekipi sllovak morri dhe epërsinë e ndeshjes në minutën e 79. Egnatia në anën tjetër vazhdoi të ishte luftarake duke kërkuar golin. Dhe pse me një ndëshkim me kartonin e kuq ekipi I rogozhinës arriti të shënojë me Lushkën përsëri për të barazuar sfidën 2-2.
Sfida e cila shkoi në kohë shtesë ishte më e pafavorshme për ekipin e Rogozhinës të cilët ishin në 10 lojtarë. Olimpia duke shfrytëzuar këtë hapësirë e ndëshkoi ekipin duke sjellë kështu dhe dy gola të tjerë që shërbyen për kualifikimin e saj.